LDK pranon takimin me Kurtin, kërkon që bisedimet të zhvillohen në Kuvend

09.07.2026

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një takim me liderët e partive politike.

Pas një mbledhjeje që zgjati më shumë se tri orë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia e tij do të marrë pjesë në takim, por me një kërkesë për vendin e zhvillimit të tij.

“Do të takohemi dy me dy, i përgjigjem pozitivisht”, ka deklaruar Abdixhiku.Sipas LDK-së, takimi duhet të mbahet në Kuvendin e Kosovës, të enjten në orën 09:00, me qëllim diskutimin e çështjeve që lidhen me formimin e institucioneve të reja.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me Kurtin, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka refuzuar ftesën.

Takimi i thirrur nga Kurti pritet të shërbejë si përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike pas certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm institucionalë.