Serbia mbetet e bllokuar në rrugën drejt BE-së, dështon hapja e kapitujve të rinj

08.07.2026

Serbia nuk ka arritur të sigurojë pajtimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen e Grup Kapitullit 3 në negociatat e anëtarësimit, pavarësisht rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian.

Serbia mbetet e bllokuar në rrugën drejt BE-së, dështon hapja e kapitujve të rinj Foto: In this photo provided by the Serbian Presidential Press Service, Serbian President Aleksandar Vucic listens to a question during a press conference in Belgrade, Serbia, Sunday, Sept. 24, 2023. At least 30 gunmen killed a Kosovar Albanian police officer then stormed an Orthodox monastery in Kosovo near its border with Serbia, setting off ongoing gunbattles that have left three assailants dead and raised tensions between the two former wartime foes as they seek to normalize ties. Police have surrounded Banjska, a village located 55 kilometers (35 miles) north of the Kosovo's capital where the monastery is located, and the gunfire is continuing. (Serbian Presidential Press Service via AP)

Sipas një raportimi të KOHA.net, përfaqësuesit e përhershëm të shteteve anëtare të BE-së nuk kanë arritur konsensus në takimin e mbajtur të mërkurën në Bruksel, pasi të paktën nëntë shtete janë shprehur kundër avancimit të Serbisë në procesin e negociatave.

Raportohet se Holanda, Suedia, Belgjika, Finlanda, Kroacia, Bullgaria dhe tri shtetet baltike ishin ndër vendet që kundërshtuan hapjen e kapitujve, ndërsa disa shtete të tjera kanë shprehur rezerva.

Megjithëse Komisioni Evropian kishte vlerësuar se Serbia ka përmbushur kriteret teknike dhe kishte rekomanduar hapjen e grupit të ri të kapitujve, disa vende anëtare kanë vlerësuar se raporti nuk pasqyron gjendjen reale, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, mediave dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas KOHA.net, Parlamenti Evropian ka mbajtur një qëndrim më kritik ndaj Beogradit, duke kërkuar llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, përmirësim të sundimit të ligjit, si dhe distancim nga ndikimi rus. Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri në negociatat me BE-në që nga fundi i vitit 2021.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More