1.
MINT cakton çmimet tavan të derivateve për sot
08.07.2026
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës, të cilat do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Sipas vendimit të datës 03.07.2026, çmimet tavan për datën 08.07.2026 janë si vijon:
Nafta (dizel): 1.43 euro për litër;
Benzina: 1.36 euro për litër;
Gasi: 0.61 euro për litër.
MINT u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi apo tejkalim të këtyre çmimeve nga ana e operatorëve ekonomikë. Ankesat mund të adresohen në adresën e e-mailit [email protected] ose përmes numrit të telefonit 0800 11000.
