Nuk sigurohet mbështetja e nevojshme brenda LDK-së për Kuvend të jashtëzakonshëm

05.07.2026

Një përpjekje e një grupi të pakënaqur brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm ka dështuar, pasi nuk janë siguruar nënshkrimet e nevojshme për procedimin e iniciativës.

Sipas burimeve, grupi iniciues nuk ka arritur të mbledhë 110 nënshkrimet e kërkuara për të futur në rend dite kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme, ku parashihej të diskutohej edhe shkarkimi i kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Pas këtij zhvillimi, nisma është konsideruar e pamundur për t’u çuar përpara në strukturat e partisë, ndërsa drejtimi aktual i LDK-së vazhdon pa ndryshime të menjëhershme në lidership.