Golden Eagle Ylli nis përforcimet e huaja, transferon kanadezin Devonte Bandoo

01.07.2026

KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar përforcimin e parë të huaj për sezonin e ri, duke njoftuar transferimin e basketbollistit kanadez Devonte Bandoo.

Bandoo i bashkohet skuadrës nga Suhareka për të sjellë eksperiencën dhe aftësitë e tij në pozitat Point Guard dhe Shooting Guard (PG/SG).

Basketbollisti kanadez vjen nga liga meksikane CIBACOPA, ku në sezonin e fundit ka pasur paraqitje të spikatura, duke regjistruar mesatarisht 17.5 pikë për ndeshje.

Me këtë transferim, Golden Eagle Ylli synon të forcojë repartin e jashtëm dhe të ndërtojë një skuadër konkurruese për sfidat e sezonit të ri.Klubi i ka uruar mirëseardhje Bandoos, duke i dëshiruar suksese me fanellën e kampionit kosovar.