Publikohet orari i xhiros së dytë të turnirit “Sadik Ramadanaj”

27.06.2026

Turniri tradicional i futbollit të vogël “Sadik Ramadanaj”, që po zhvillohet në fshatin Sopijë të Suharekës, vazhdon me ritëm intensiv. Organizatorët kanë publikuar orarin zyrtar të ndeshjeve për xhiron e dytë, e cila nis nesër, më 28 qershor.

Përmes një njoftimi, organizatorët kanë kërkuar mirëkuptimin e të gjitha ekipeve dhe respektimin e orarit të publikuar, duke theksuar se ka qenë e pamundur të caktohet një termin që u përshtatet të gjitha skuadrave.

Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen gjithsej gjashtë ndeshje, prej të cilave tri do të mbyllin xhiron e parë, ndërsa tri të tjera do të hapin zyrtarisht xhiron e dytë të turnirit.

Në fund të njoftimit, organizatorët u kanë uruar suksese të gjitha ekipeve pjesëmarrëse, duke falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë organizimit të turnirit.