Shtëpia Muze “Fadil Vata” lidhet me Hartën Interaktive, vizitorët do të kenë qasje më të lehtë në trashëgiminë kulturore

24.06.2026

Shtëpia Muze “Fadil Vata” në Suharekë tashmë është pjesë e Hartës Interaktive të trashëgimisë kulturore, duke u mundësuar vizitorëve të eksplorojnë këtë lokacion përmes teknologjisë së kodit QR.

Përmes kësaj platforme, vizitorët mund të marrin informacione të detajuara për Shtëpinë Muze, të shohin fotografi, përshkrime dhe koordinatat e sakta të lokacionit.

Në kuadër të këtij projekti, në Shtëpinë Muze është vendosur edhe harta e printuar e Kullave dhe Muzeve në Komunën e Suharekës, duke ofruar një pasqyrë më të qartë për vendet me rëndësi historike dhe kulturore në këtë komunë.

Për realizimin e këtij projekti është falënderuar OJQ “GIS & Software Solution” dhe koordinatori i projektit, Faton Morina, për kontributin në zhvillimin e kësaj nisme.

Harta interaktive është e qasshme përmes platformës: gss4u.lovable.app