Sot hapet thirrja për pagesat direkte, lajm i mirë për bujqit dhe blegtorët
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pritet të hapë sot programin e aplikimit për pagesat direkte, duke sjellë një lajm të shumëpritur për bujqit dhe blegtorët në vend.
Sipas burimeve, të gjitha procedurat e nevojshme për nisjen e programit tashmë janë përfunduar dhe aplikimi do të jetë i hapur gjatë ditës së sotme.
Fermerët do të kenë mundësi të aplikojnë për përfitimin e subvencioneve përmes zyrave të Drejtorive Komunale për Bujqësi, ku do të marrin edhe informacionet e nevojshme lidhur me kriteret dhe dokumentacionin përkatës.
Hapja e thirrjes për pagesat direkte konsiderohet një mbështetje e rëndësishme për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, duke synuar rritjen e prodhimit vendor dhe përmirësimin e kushteve për fermerët.
