Katër përfaqësues nga Suhareka sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës

17.06.2026

Pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave dhe certifikimit të rezultateve, vetëm katër kandidatë nga Suhareka kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kandidati më i votuar nga Suhareka, Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur të fitojë mandatin e deputetit, duke konfirmuar mbështetjen e madhe që mori nga qytetarët e komunës.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ulëse në Kuvend ka siguruar edhe Albana Bytyqi, ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës mandatin e deputetit e ka fituar Enver Hoxhaj.

Po ashtu, Suhareka do të përfaqësohet në legjislaturën e re edhe nga Albena Reshitaj e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pavarësisht se kandidatë të tjerë nga Suhareka siguruan mijëra vota në zgjedhjet parlamentare, vetëm këta katër emra arritën të sigurojnë votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kështu, Suhareka do të ketë katër përfaqësues në përbërjen e re parlamentare: Salih Zyba (LVV), Albana Bytyqi (AAK), Enver Hoxhaj (PDK) dhe Albena Reshitaj (LDK).