BE thirrje partive politike: Ndalni gjuhën seksiste dhe mizogjene gjatë fushatës
Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve për deputetë që të zhvillojnë një fushatë zgjedhore të respektueshme dhe gjithëpërfshirëse, duke shmangur gjuhën seksiste dhe mizogjene ndaj grave.
Në njoftimin e publikuar në prag të nisjes zyrtare të fushatës parazgjedhore, BE-ja ka theksuar se gratë duhet të kenë mundësi të marrin pjesë lirshëm, në mënyrë të sigurt dhe të barabartë në jetën politike, si në hapësirat fizike ashtu edhe në ato online.
Po ashtu, është kërkuar që të ndalet shpërndarja e gjuhës fyese apo diskriminuese në rrjetet sociale dhe platformat online.Sipas BE-së, barazia gjinore, dinjiteti njerëzor dhe demokracia janë vlera themelore që garantojnë zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë.
