Nesër zhvillohet nata finale e turnirit “Studençani Nderon Dëshmorët”

23.05.2026

Studençani nesër do të jetë në festë me organizimin e natës finale të turnirit tradicional “Studençani Nderon Dëshmorët”, një ngjarje që tashmë është bërë simbol i sportit, kujtimit dhe atmosferës festive në këtë zonë.

Mbrëmja do të nisë me hapjen zyrtare nga moderatori Artan Thaçi, ndërsa atmosfera do të ngrohet me performancën e Armend Makicës dhe zhvillimin e ndeshjes së veteranëve.

Gjatë mbrëmjes do të ketë edhe lojë shpërblyese, shpërndarje dhuratash për shikuesit, si dhe program të pasur muzikor me emra të njohur të skenës shqiptare: Korab Shaqiri, Xhafer Ahmetaj, Edona Llalloshi dhe Besart & Meli Sopa.

Në kuadër të organizimit do të mbahen edhe homazhe tek lapidari i dëshmorëve, duke nderuar sakrificën e tyre.Kulmi i mbrëmjes do të jetë FINALJA E MADHE mes FC Mushtishtit dhe Mercedes Benz Fahri L, një përballje që pritet të sjellë emocione të mëdha dhe spektakël futbollistik para një numri të madh tifozësh.

Organizatorët kanë premtuar një natë të paharrueshme me sport, muzikë dhe atmosferë festive për të gjithë pjesëmarrësit.