Zgjidhet kryesia e re e Golden Eagle Ylli

16.05.2026

Sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i klubit Golden Eagle Ylli, ku me vota unanime është zgjedhur kryesia e re e klubit për mandatin e ardhshëm.

Në krye të klubit është zgjedhur Beqir Berisha në pozitën e kryetarit, ndërsa Agron Berisha do të ushtrojë detyrën e nënkryetarit.

Po ashtu, Lendrit Palushi është emëruar Drejtor Ekzekutiv i klubit, Arian Shala Përfaqësues i Autorizuar, ndërsa Bekim Kryeziu Sekretar.

Nga klubi kanë uruar sukses kryesisë së re në vazhdimin e punës, duke shprehur besimin për realizimin e objektivave sportive dhe organizative në të ardhmen.