Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, Dr. Ismail Lutolli kujton infermieren Fitore Zenelaj

12.05.2026

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, Dr. Ismail Lutolli ka shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë infermierët që çdo ditë kujdesen me përkushtim për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Përmes një mesazhi prekës, ai ka kujtuar në mënyrë të veçantë infermieren Fitore Zenelaj, e cila u nda nga jeta pas një beteje me kancerin, duke lënë pas kujtime të paharrueshme për humanizmin, buzëqeshjen dhe dashurinë ndaj profesionit.

“Ajo ishte shembull i përkushtimit, mirësisë dhe dashurisë për profesionin e saj. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë pjesë e jona”, ka shkruar Lutolli.

Në fund të mesazhit, ai uroi të gjithë infermierët për 12 Majin, duke vlerësuar rolin dhe sakrificën e tyre të përditshme në shërbim të pacientëve.