Nesër i jepet lamtumira e fundit heroinës, Fitore Zenelaj në varrezat e fshatit Savrovë

15.11.2023 Suharekë
Ditë më parë pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta infermierja Fitore Zenelaj.
Për vdekjen e infermieres kishin njoftuar familjarët e saj, të cilët kanë bërë të ditur se ajo ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Francë.
Infermierja Zenelaj është përballur për disa vite me sëmundjen e kancerit dhe ka qenë një nga zërat më të fuqishëm për vetëdijesimin mbi luftën ndaj kësaj sëmundje.
Ndërsa sot familjarët e së ndjerës kanë njoftuar se ceremonia mortore e Fitore Zenelaj, bëhet nesër më datë 16.11.2023, në orën 14:00, në varrezat e fshatit SAVROVË.
Ajo ka lënë pas vetes bashkëshortin dhe tri vajza.