Kërkohet sanimi i rrugës “2 Qershori” në Savrovë
10.05.2026
Banorët e fshatit Savrovë kërkojnë sanimin e rrugës “2 Qershori” dhe shtrimin e saj me asfalt, pasi gjendja aktuale e saj është e rënduar dhe po vështirëson qarkullimin e përditshëm.
Sipas tyre, rruga është e dëmtuar me gropa në shumë segmente, duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, sidomos në kushte të pafavorshme atmosferike.
Ata kërkojnë ndërhyrje nga institucionet komunale për rehabilitimin e saj dhe shtrimin me asfalt, në mënyrë që të përmirësohet qarkullimi dhe siguria në këtë zonë.
