Trump: Irani drejt “ferrit” nëse nuk vepron sipas kërkesave amerikane

05.04.2026

Donald Trump ka publikuar një deklaratë të fortë në platformën Truth Social, duke paralajmëruar zhvillime të reja dhe potencialisht të rrezikshme në raport me Iran.

Në mesazhin e tij, Trump përdori një gjuhë të ashpër dhe kërcënuese, duke përmendur një “ditë të centraleve dhe urave”, që sipas analistëve mund të nënkuptojë veprime strategjike ndaj infrastrukturës kyçe.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Iranit që të hapë një ngushticë të rëndësishme detare, duke paralajmëruar pasoja të rënda në rast të mosveprimit.

“E Marta do të jetë Dita e Termocentraleve dhe Dita e Urave, të gjitha në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë si kjo. Hapeni ngushticën, përndryshe do të përballeni me pasoja të rënda”, ka deklaruar Trump.

Kjo deklaratë pritet të rrisë tensionet në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në një kohë kur marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të ndjeshme.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se retorika e tillë mund të ndikojë në stabilitetin rajonal dhe në zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme.