Bekim Gashi merr drejtimin e K.R.U. “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. – Prizren
01.04.2026
K.R.U. “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. – Prizren ka njoftuar se z. Bekim Gashi ka marrë detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të kompanisë.
Me përvojën dhe angazhimin e tij, pritet që ai të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve, rritjen e efikasitetit dhe zhvillimin e mëtejshëm të ndërmarrjes.
Kompania konfirmon përkushtimin e saj për furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe mirëmbajtje të vazhdueshme të rrjetit në të gjitha zonat e shërbimit.
