Ambasada e SHBA në Prishtinë hap dy vende të reja pune
Ambasada e SHBA në Prishtinë ka shpallur dy pozita të reja pune për kandidatët e kualifikuar në Kosovë. Pozitat e hapura janë Supervisory Information Management Specialist dhe Shipment Assistant.
Sipas njoftimit zyrtar, ambasada është në kërkim të aplikantëve të përshtatshëm dhe të kualifikuar që të bëhen pjesë e ekipit të saj profesional në Prishtinë.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë dhe të marrin informacione më të detajuara rreth kritereve, përgjegjësive dhe afateve të aplikimit përmes faqes zyrtare të punësimit të ambasadës.
Ambasada e SHBA-së thekson se procesi i aplikimit është i hapur për kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara dhe që janë të interesuar të kontribuojnë në funksionimin e misionit diplomatik amerikan në Kosovë.
Detajet dhe aplikimi mund të gjenden në faqen zyrtare të punësimit të ambasadës.
https://xk.usembassy.gov/jobs/
