Osmani mohon ofertën e VV-së, Manxhuka kundërpërgjigjet
Shefja e kabinetit të Presidentes, Learta Hollaj, demanton pretendimet se Lëvizja Vetëvendosje i ka ofruar Presidentes nënshkrimet dhe përkrahjen për rizgjedhje, duke e quajtur si “gënjeshtër”.
Foto: Ilustrim
Në nje reagim, Arlind Manxhuka, Zëdhënës i Qeverisë është kundërpërgjigjur, duke theksuar se selia e VV-së ka gati nënshkrimet e pretenduara.
Në një postim në Facebook, Arlind Manxhuka bën të ditur se Lëvizja e ka ftuar shefen e zyrës së Presidentes në selinë e partisë për të sqaruar dyshimet mbi nënshkrimet e premtuara. Ai thotë se ajo do të gjejë 33 nënshkrime, tre më shumë se kandidati Glauk Konjufca.
