QKMF Suharekë organizon ligjëratë profesionale për mbrojtjen nga rrezatimi

20.01.2026

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë njofton se programi për vitin 2026 është akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

Në kuadër të këtij programi, më 22 janar 2026 do të mbahet një ligjëratë profesionale me temën:“Mbrojtja nga rrezatimi gjatë punës me rentgen – roli i teknikut të radiologjisë në mbrojtjen e stafit dhe të pacientit”.

Ligjërata do të zhvillohet në dy grupe:

Grupi I: 14:00 – 15:00

Grupi II: 15:00 – 16:00

Ky aktivitet ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përforcimin e njohurive mbi mbrojtjen nga rrezatimi, si dhe theksimin e rolit të rëndësishëm të teknikut të radiologjisë në sigurinë e stafit dhe pacientëve.

Ligjërues do të jetë Isuf Bylykbashi, BSc. Teknik i Radiologjisë, i cili do të ndajë njohuri teorike dhe praktike mbi standardet e sigurisë në punën me pajisjet rentgenologjike.

Pjesëmarrja e stafit shëndetësor është e mirëseardhur.