Gucati: Veteranët po kalojnë kufirin pa pengesa
13.12.2025
Në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, të shtunën po bëhen përgatitjet e fundit për protestën në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që do të nisë gjatë ditës.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, njoftoi se qytetarë nga Kosova, përfshirë veteranët e luftës, po kalojnë kufirin drejt Maqedonisë së Veriut pa asnjë pengesë.
“Deri tash kufiri është i lirë dhe nuk ka ndonjë problem, qytetarët dhe veteranët po vijnë pa pengesa deri në këto momente”, deklaroi Gucati para fillimit të protestës.
Protesta organizohet për të shprehur mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe pritet të tërheqë pjesëmarrës nga Kosova dhe komuniteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut.