QKMF-Suharekë sot mban ligjëratë mbi nivelin e depresionit tek adoleshentët

11.12.2025

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë ka njoftuar se në kuadër të Edukimit Profesional Vazhdues (EVP), nga data 9 deri më 11 dhjetor 2025, në ora 15:00, do të mbahet një ligjëratë me temën “Niveli i depresionit tek adoleshentët”.

Ligjëruesja do të jetë infermierja Nazmije Gashi, ndërsa të gjithë profesionistët shëndetësorë janë të ftuar të marrin pjesë.

QKMF Suharekë thekson se kjo ligjëratë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe aftësive profesionale për identifikimin dhe trajtimin e depresionit tek adoleshentët, duke u dhënë mundësi profesionistëve të shkëmbejnë përvojat dhe praktikat më të mira në këtë fushë.

Të gjithë profesionistët janë të mirëseardhur të marrin pjesë në këtë aktivitet edukativ.