1.
Betohet kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj – nis zyrtarisht mandatin e dytë
10.12.2025
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është betuar sot para Kuvendit Komunal.
Në Komunën e Prizrenit, pas raundit të dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 9 nëntor, Shaqir Totaj u zgjodh kryetar komune. Sot, me anë të ceremonisë së betimit, Totaj mori zyrtarisht detyrën.
Gjatë ceremonisë u betuan edhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal, i cili ka gjithsej 41 ulëse.
Në përbërjen e re janë 3 anëtarë turq, 3 boshnjakë dhe përfaqësues të subjekteve të tjera politike.