Mihrije Suka zhvillon takim pune me Drejtorinë e Administratës për rritjen e cilësisë së shërbimeve

08.12.2025

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, ka zhvilluar një mëngjes pune me Drejtoren e Administratës, Kymete Bajraktari, ku u diskutua për hapat e radhës në funksion të përmirësimit të shërbimeve komunale.

Sipas Nënkryetares Suka, takimi ishte tejet konstruktiv dhe në frymë bashkëpunimi të ndërsjellë, duke pasur si qëllim kryesor rritjen e efikasitetit dhe transparencës në shërbim të qytetarëve të Suharekës.

“Bisedë konstruktive, bashkëpunim i ndërsjellë dhe fokus i përbashkët për të përmirësuar shërbimet për qytetarët tanë. Faleminderit për angazhimin dhe profesionalizmin e vazhdueshëm!” – është shprehur Suka pas takimit.

Në takim morën pjesë edhe shefët e sektorëve dhe zyrtarë të Administratës, përfshirë:

  • Ardita Gashi Kolgeci
  • Leutrim Berisha
  • Lindita Berisha
  • Drita Sopaj

Gjatë diskutimeve u adresuan sfidat aktuale dhe u dakorduan hapat konkretë për përmirësime të mëtejshme në ofrimin e shërbimeve administrative, duke synuar një komunikim më efikas dhe procedura më të thjeshtuara për qytetarët.

Komuna e Suharekës vazhdon të theksojë rëndësinë e profesionalizmit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional si bazë për zhvillim.