Bali Muharremaj hyn në mesin e kandidatëve më të mbështetur nga diaspora

20.11.2025

Pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku në balotazh garonin 17 komuna, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e votave nga të gjitha qendrat e votimit, duke shpallur edhe rezultatet përfundimtare për kryetarët e komunave.

Në Suharekë, fitues doli Bali Muharremaj, i cili ka siguruar mbi 55% të votave, duke konfirmuar mandatin e tij si i pari i komunës. Përveç votave brenda Kosovës, në këto zgjedhje ndikim të dukshëm pati edhe diaspora, e cila votoi kandidatët e preferuar nga vendet ku jetojnë.

Sipas të dhënave zyrtare, Bali Muharremaj ka marrë 383 vota nga diaspora, që përbën 55.19% të votave të mërgatës së Suharekës. Me këtë numër votash, ai renditet i gjashti nga 17 kandidatët sa ishin gjithsej në balotazh, për nga mbështetja nga diaspora.

Kandidatët me më shumë vota nga diaspora

(nga më i votuari tek më pak i votuari, sipas shifrave të dhëna)

  1. Bexhet Xheladini – Dragash: 873 vota
  2. Alban Hyseni – Gjilan: 556 vota
  3. Hajrullah Çeko – Prishtinë: 442 vota
  4. Ardian Gjini – Gjakovë: 404 vota
  5. Bali Muharremaj – Suharekë: 383 vota

Votat e mërgatës kanë qenë përcaktuese në disa komuna, duke dëshmuar edhe një herë rolin e rëndësishëm të diasporës në proceset demokratike në vend. Për Suharekën, mbështetja prej mbi 55% nga diaspora e ka forcuar edhe më shumë fitoren e Muharremajt në këtë balotazh.