1.
Me 55.19% të votave diaspora i thotë “PO” Bali Muharremaj për mandat të tretë në Suharekë
15.11.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në qendrën e numerimit kanë arritur edhe pakot me votat e diasporës, përfshirë edhe ato të Komunës së Suharekës.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Bali Muharremaj del fitues me 383 vota, që përbëjnë 55.19% të totalit të votave, ndërsa Ardian Shala ka marrë 311 vota ose 44.81% të votave.
Ky rezultat tregon se edhe diaspora ka dhënë mbështetjen e saj për Bali Muharremaj, duke i siguruar atij mandat të tretë për udhëheqjen e Komunës së Suharekës.