QKMF Suharekë shënon Ditën Botërore të Diabetit me aktivitete për të moshuarit

15.11.2025

Ditën Botërore të Diabetit, Qendra Kryesore për Mjekësi Familjare (QKMF) në Suharekë e shënoi të premtën me aktivitete të veçanta për të moshuarit në ambientet e Qëndrimit Ditor.

Gjatë aktivitetit, stafi i QKMF-së kujdeset për shëndetin e të moshuarve duke kryer matjen e glikemisë dhe tensionit arterial, një hap i vogël, por me rëndësi të madhe për mirëqenien e tyre.

Përveç kontrollit shëndetësor, janë shpërndarë edhe fletëpalosje informuese për shëndetin në përgjithësi dhe për parandalimin e diabetit, me qëllim që të rritet vetëdija dhe njohuritë e qytetarëve për kujdesin e përditshëm ndaj shëndetit.

Ky aktivitet u realizua me përkushtim dhe dashuri, duke u përqendruar tek mbështetja dhe vëmendja ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.

Stafi i QKMF-së falënderoi të gjithë të pranishmit dhe kontributin e kolegëve që e bënë këtë ditë edhe më domethënëse.

Ky aktivitet tregon rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj shëndetit, sidomos për grupet më të ndjeshme të shoqërisë.