Rritet numri i vizitorëve në Prizren gjatë shtatorit!
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për hotelerinë në muajin shtator 2025, të cilat tregojnë një rritje të numrit të vizitorëve në disa regjione të vendit, përfshirë edhe Prizrenin.
Gjatë muajit shtator janë regjistruar gjithsej 64,727 vizitorë, prej tyre: 39,397 vizitorë të jashtëm dhe 25,330 vizitorë vendorë, shkruan SuharekaOnline.
Sipas statistikave të ASK, numri më i madh i vizitorëve është regjistruar në regjionin e Prishtinës, me gjithsej 21,022 vizitorë.
Pas Prishtinës, regjioni i Pejës ka regjistruar 16,258 vizitorë, ndërsa në vendin e tretë renditet regjioni i Prizrenit me 14,130 vizitorë, prej të cilëve 4,696 vendorë dhe 9,853 të jashtëm.
Sipas ASK, numri i vizitorëve në Prizren ka shënuar rritje krahasuar me shtatorin e vitit 2024, kur për të njëjtin muaj ishin regjistruar 12,919 vizitorë.
Ky trend tregon një interes në rritje për turizmin në Prizren, duke e pozicionuar regjionin si një ndër destinacionet më të vizituara në vend gjatë periudhës së verës dhe fillimit të vjeshtës.