1.
Vazhdon numërimi i votave në Qendrat e Votimit në Suharekë, Bali Muharremaj prin me 52,35%
09.11.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve zyrtare nga numërimi i votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Suharekës, ku garojnë dy kandidatët për kryetar: Bali Muharremaj nga AAK dhe Ardian Shala nga LDK.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri më tani:
- Bali Muharremaj ka marrë 52,35% të votave,
- Ardian Shala ka marrë 47,65% të votave.
Numërimi i votave është ende në proces dhe rezultatet përfundimtare do të shpallen sapo të përfundohet numërimi i të gjitha kutive të votimit.
SuharekaOnline do t’i mbajë lexuesit të informuar për çdo zhvillim dhe do të raportojë për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në këtë komunë.