Balotazhi – Qelaj: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Suharekë
Në Komunën e Suharekës sot janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Procesi ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit, ashtu siç ishte planifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar drejtori i Komisionit Komunal Zgjedhor në Suharekë, Skënder Qelaj, i cili tha se gjithçka ka nisur pa pengesa.
“Po, sot janë hapur të gjitha qendrat e votimit me kohë, ashtu siç edhe është planifikuar, që nga ora 07:00. Deri më tani nuk ka ndonjë vështirësi,” ka deklaruar Qelaj për SuharekaOnline.
Në Komunën e Suharekës, qytetarët sot po votojnë për të zgjedhur kryetarin e komunës në raundin e dytë të zgjedhjeve, pas raundit të parë që u mbajt më 12 tetor 2025.
Procesi i votimit pritet të vazhdojë pa ndërprerje deri në orën 19:00, kur edhe do të mbyllen të gjitha qendrat e votimit.