Balotazhi në Suharekë, KQZ: Ruani integritetin e votës, raportoni çdo parregullsi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton të gjithë qytetarët se nesër, 9 nëntor 2025, zhvillohen Zgjedhjet Lokale në Kosovë, ndërsa në komunën e Suharekës votimi do të zhvillohet me procedurë të veçantë të balotazhit, pas raundit të parë.
Në balotazh për kryetar të komunës së Suharekës janë dy kandidatë:
- Bali Muharremaj
- Ardian Shala
KQZ apelon te qytetarët që të respektojnë procedurat e votimit, të ruajnë integritetin e votës dhe të raportojnë çdo parregullsi që vërejnë në vendvotim. Çdo shkelje gjatë procesit zgjedhor është vepër penale, dhe institucionet kompetente do të ndërmarrin veprimet e nevojshme.

Qytetarët mund të kontrollojnë vendvotimin e tyre përmes platformës online të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org, duke përdorur numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes, për të gjetur adresën e saktë të Qendrës së Votimit.

KQZ thekson rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në balotazh, si dhe respektimin e rregullave të votimit me qëllim që procesi të jetë transparent dhe i drejtë.