Suharekë – Shega Sejdiu fiton vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik të Taekwondos!

08.11.2025

Një lajm i bukur vjen nga Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë, ku nxënësja Shega Sejdiu, e klasës X-5, ka arritur një sukses të madh në arenën ndërkombëtare.

Gjatë muajit tetor, Shega mori pjesë në Kampionatin Ballkanik të Taekwondos, ku u përball me konkurrencë të fortë nga 750 garues që përfaqësonin 12 shtete të Ballkanit. Falë përkushtimit dhe disiplinës së saj, ajo arriti të renditet në vendin e tretë, duke sjellë një medalje të vlefshme për Kosovën.

Shega është pjesëtare e Klubit të Taekwondos “Puma”, dhe me performancën e saj të shkëlqyer ka përfaqësuar me dinjitet Republikën e Kosovës, qytetin e Suharekës dhe shkollën e saj, Gjimnazin “Jeta e Re”.

Nga ky institucion arsimor është shprehur mirënjohje dhe krenari për arritjen e nxënëses:

“Krenarë për këtë arritje, e cila dëshmon potencialin dhe talentin e të rinjve tanë! Urime Shegës dhe trajnerëve për punën dhe suksesin e arritur!”, – thuhet në njoftimin e Gjimnazit “Jeta e Re”.

Ky sukses është një tjetër dëshmi e angazhimit të të rinjve suharekas në sportin e Taekwondos dhe një motiv shtesë për gjeneratat e reja që ëndërrojnë të arrijnë majat në sport.