Sot varroset 25-vjeçarja nga Gjakova që vdiq tragjikisht në Tetovë

07.11.2025

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Daorsa Spahijës, 25-vjeçares nga Gjakova, e cila ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Sot varroset 25-vjeçarja nga Gjakova që vdiq tragjikisht në Tetovë Foto: Ilustrim

Familjarët e saj kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës, me fillim nga ora 14:00.

Daorsa Spahija ishte studente e nivelit master në Tetovë, ku po vazhdonte studimet e saj, por lajmi për vdekjen e saj të papritur ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin gjakovar.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Tetovë ka bërë të ditur se hetimet për rastin janë intensifikuar dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së saj.

“Sipas të dhënave fillestare, nuk ka indikacione për ndonjë vepër penale, megjithatë hetimet po vazhdojnë me intensitet të shtuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Rrethanat e sakta të vdekjes së 25-vjeçares nga Gjakova pritet të sqarohen pas përfundimit të ekspertizave mjeko-ligjore dhe veprimeve hetimore që janë ende në proces.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More