Muharremaj vazhdon punën në terren, bëhet hapja e rrugës fushore në Nëpërbisht

05.11.2025

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se në fshatin Nepërbisht po zhvillohen punimet për hapjen e rrugës fushore, një projekt që pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të përmirësojë infrastrukturën lokale.

Muharremaj vazhdon punën në terren, bëhet hapja e rrugës fushore në Nëpërbisht Foto: Ilustrim

Në njoftimin e bërë publik, Muharremaj ka theksuar se komuna po vazhdon me intensitet punimet në terren, duke realizuar projekte nëpër të gjitha fshatrat e Suharekës, me synim krijimin e kushteve më të mira për jetesë dhe mirëqenie të qytetarëve.

Komuna e Suharekës gjatë muajve të fundit ka intensifikuar investimet në infrastrukturë, përfshirë rregullimin e rrugëve lokale, ndërtimin e trotuareve, si dhe projekte në fushën e ujësjellësit e kanalizimit.

Ky është një ndër disa projekte që po realizohen paralelisht në territorin e komunës, si pjesë e planit të investimeve publike për vitin 2025.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More