Prokuroria e Prizrenit ndalon 6 persona dhe ngrit dy aktakuza në 24 orët e fundit
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjithsej 66 aktakuza kundër 75 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 20 persona, ndërsa janë paraqitur 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 9 të dyshuar.
Nga Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë të njëjtës periudhë, janë ndaluar 6 persona, ndërsa janë ngritur dy aktakuza kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet sipas prokurorisë në Prizren:
- Departamenti i Përgjithshëm:
- 1 person i dyshuar për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”
- 1 person i dyshuar për “Kanosja”
- 3 persona të dyshuar për “Lëndimi i lehtë trupor”
- Departamenti për të Mitur:
- 1 person i dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”
Aktakuzat e ngritura:
- Një aktakuzë kundër 3 personave për veprën penale “Kanosja”
- Një aktakuzë kundër 3 personave për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Vjedhja”
Prokuroria rikujton se këto veprime janë pjesë e punës së përditshme në luftimin e veprave penale dhe garantimin e rendit ligjor në vend. Hetimet për rastet e ngritura po vazhdojnë në mënyrë intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive.
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për trafikim të narkotikëve në Suharekë, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje