Suharekë – Pas një rasti të rëndë të dhunës, Mekanizmi Kundër Dhunës në Familje mban mbledhje të jashtëzakonshme

31.10.2025

Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Suharekës ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm pas raportimit të një rasti të rëndë të dhunës në familje.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve relevante, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Qendrën për Punë Sociale, Prokurorinë, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Zyrën për Barazi Gjinore, si dhe përfaqësues të organizatave partnere.

Pas shqyrtimit të rastit, anëtarët e mekanizmit rekomanduan:

  • Reagim të menjëhershëm institucional dhe mbrojtje të viktimës;
  • Koordinim të ngushtë ndërmjet të gjitha institucioneve përgjegjëse;
  • Ofrim të mbështetjes psikologjike dhe sociale për viktimën;
  • Ndjekje të vazhdueshme të rastit deri në zgjidhjen përfundimtare.

Komuna e Suharekës dhe Mekanizmi Kundër Dhunës në Familje theksojnë se mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e viktimave dhe në forcimin e reagimit institucional ndaj çdo forme të dhunës në familje.

Ky takim vjen si një hap konkret për të siguruar që viktimat të marrin mbështetje të menjëhershme dhe të gjithë aktorët përgjegjës të bashkëpunojnë për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës.

Pas raportimit të një rasti të rëndë të dhunës në familje në Suharekë, mbahet takim i jashtëzakonëm