Gjimnazi “Jeta e re” në Suharekë shënon Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese
Sot në Gjimnazin “Jeta e re” në Suharekë u organizua aktiviteti për shënimin e Tetorit Rozë – muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Ky muaj ka për qëllim të rikujtojë rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të grave, kryerjen e kontrolleve të rregullta dhe ofrimin e mbështetjes për të gjitha gratë që përballen me këtë sfidë të madhe shëndetësore.
Nxënësit e gjimnazit treguan përkushtim dhe ndjeshmëri të veçantë përmes aktiviteteve simbolike, duke përcjellë mesazhin se vetëdijesimi për shëndetin fillon nga shkolla dhe nga secili prej nesh.

Ky aktivitet u realizua me angazhimin e nxënëseve të klasës XII-2: Donika Gashi, Eliza Basha dhe Azbie Sallahu, të cilat dhanë një kontribut të rëndësishëm në organizimin dhe zhvillimin e aktivitetit.
Gjimnazi “Jeta e re” thekson rëndësinë e edukimit dhe sensibilizimit në komunitet për tema që lidhen me shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.