Reshjet e papritura të borës, MPB njofton për gjendjen e rrugëve
03.10.2025
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në vend pas reshjeve të papritura të borës.
MPB ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në disa vende të Kosovës në të cilat bëhet e ditur se ka borë dhe janë vështirë të kalueshme.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme bëhet e ditur se rruga Prishtinë-Mutivodë, Podujevë-Merdarë dhe Pejë-Kullë ka borë.
Përditësimi i këtyre të dhënave nga MPB është bërë të premtën rreth orës 14:00.
| Magjistralja | Dëborë | Akull | Mjegull | Rrëshqitje dheu | Kalueshmëria |
| Mitrovicë – Bërnjak | Jo | Jo | Jo | Jo | E kalueshme |
| Gjakovë – Q.Morinë | Jo | Jo | Jo | Jo | E kalueshme |
| Gjakovë – Q.Prushit | Jo | Jo | Jo | Jo | E kalueshme |
| Gjilan – Dheu i Bardhë | Jo | Jo | Jo | Jo | E kalueshme |
| Fush-Pajtimit – Glloboçicë | Jo | Jo | Jo | Jo | E kalueshme |
| Kaçanik – Hani i Elezit | Jo | Jo | Jo | Jo | E kalueshme |
| Mitrovicë – Jarinje | Jo | Jo | Jo | Jo | E kalueshme |
| Pejë – Kullë | Po | Jo | Po | Jo | E kalueshme vetëm për automjete të vogla |
| Prishtinë – Mutivodë | Po | Jo | Jo | Jo | E kalueshme por me vështirësi |
| Gjilan – Muçibabë | Jo | Jo | Jo | Jo | E kalueshme |
| Podujevë – Merdarë | Po | Jo | Jo | Jo | E kalueshme |
| Stançiq – Gjilan | Jo | Jo | Jo | Jo | E kalueshme |
| Prizren – Vërmicë | Jo | Jo | Jo | Jo | E kalueshme |