Muharremaj: Fitorja nuk është vetëm qëllim, por bindje që po rritet çdo ditë

30.09.2025

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Suharekës, njëherësh edhe kryetari aktual, Bali Muharremaj, ka vazhduar takimet me qytetarët, duke ndarë mesazhe që përçojnë siguri dhe vendosmëri për vazhdimin e udhëheqjes së tij në nivel lokal.

Gjatë një tubimi të mbajtur në fshatin Peqan, Muharremaj ka falënderuar qytetarët për përkrahjen, duke e cilësuar atë si burim force dhe motivimi për angazhimin e tij të mëtejshëm.

“Çdo duartrokitje dhe çdo fjalë mbështetjeje ishte energji e re për rrugën tonë të përbashkët,” deklaroi ai, duke theksuar se besimi i qytetarëve është shtylla kryesore e fushatës së tij.

Ai më tej shtoi: “Peqani e dëshmoi se fitorja nuk është vetëm qëllim, por është bindje që po rritet çdo ditë në zemrat e qytetarëve tanë.”

Poashtu, Muharremaj ne mbremjen e së hënës ka mbajtur takim edhe me banorët e fshatit Nëpërbisht ku shihet një numër i madh i qytetarëve në mbështetje të tij.

“Tubimi në Nëpërbisht ishte një takim i ngrohtë, ku fjala dhe besimi i qytetarëve na dhanë energjinë për të ecur bashkë drejt fitores.

Fshati që gjithmonë ka qenë krah nismave të mëdha, sot tregoi edhe një herë se uniteti dhe përkushtimi janë forca jonë më e madhe.” është shprehur Muharremaj pas këtij takimi.