Prizreni destinacion i rëndësishëm për vizitor, vetëm gjatë muajit korrik u regjistruan mbi 19 mijë

27.09.2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e vizitorëve në qytetet e Kosovës për muajin korrik 2025.

Sipas të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë muajit korrik të këtij viti, në Kosovë janë regjitruar gjithsej 50.825 vizitor, ku numri më i madh i tyre ishin nga Shqipëria (8.260 vizitor), më pas renditet Zvicrra me gjithsej (5.301 vizitor).

Nga këto të dhëna, bëhet e ditur se në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024, numri i vizitorëve ka pasur rritje për 34.9%.

Poashtu, nga ASK bëhet e ditur se gjatë muajit korrik 2025, në regjionin e Prizrenit janë regjistruar 19.800 vizitor, prej tyre 13.358 ishin nga shtete të ndryshme dhe 6.442 ishin nga Kosova.

Me këtë numër të vizitorëve nga shtatë regjione, ai i Prizrenit renditet i treti në vend, pas Prishtinës që regjistroi 23.682 vizitor dhe Pejës që në total ka regjistruar 22.581.

Ndërsa, nga shtatë regjione, numrin më të vogël të vizitorëve në muajin korrik 2025, e ka regjistruar Gjakova me 1.769.