Vidhen stoli ari në një shtëpi në Caparc të Prizrenit, policia nis hetimet

24.09.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në fshatin Caparc të komunës së Prizrenit.

Sipas informatave të para, persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi private dhe kanë vjedhur stoli ari.

Rasti është raportuar në polici dhe menjëherë pas pranimit të informacioneve, njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet fillestare dhe për të mbledhur prova që mund të çojnë në identifikimin e të dyshuarve.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij derisa ai nuk ndodhej aty, i kanë vjedhur stoli ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.