Mbështetja e fermerëve blegtoral, Komuna e Suharekës bën thirrje për aplikim
Hapet thirrja për mbështetje të fermerëve blegtoral me mëshqerra të racës Hollshtein Frizis.
Komuna e Suharekës, përmes Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari, ka hapur thirrjen për aplikim për mbështetje të fermerëve blegtoral.
Sipas njoftimit, kjo mbështetje ka të bëjë me sigurimin e mëshqerrave barëse të racës Hollshtein Frizis, një racë e njohur për prodhimtari të lartë qumështi dhe përshtatshmëri në zhvillimin e fermave blegtorale.


Qëllimi i këtij programi është të ndihmojë fermerët lokalë në rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve blegtorale, duke kontribuar kështu edhe në zhvillimin ekonomik rural të komunës.
Komuna ka bërë thirrje që të gjithë fermerët e interesuar të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar, ndërsa detajet e plotë për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm do të mund të merren pranë zyrave të Drejtorisë për Bujqësi në Suharekë.