Dogana e Kosovës parandalon tri raste kontrabande në Aeroportin e Prishtinës

20.09.2025

Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se gjatë një operacioni kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë parandaluar tri raste të tentim kontrabandës, duke përfshirë mallra të ndaluara dhe mosdeklarim të mjeteve monetare.

Telefona të fshehur në trup dhe në bagazh

Sipas njoftimit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar disa telefona të fshehur në trupin e një pasagjeri që udhëtonte nga një linjë ndërkombëtare. Pajisjet dyshohet se ishin të destinuara për tregun e zi. Rast i ngjashëm është evidentuar edhe tek një tjetër udhëtar, i cili po ashtu tentoi të kontrabandonte telefona të mençur.

36,500 euro të padeklaruara

Përveç telefonave, gjatë kontrollit të bagazhit të pasagjerëve, doganierët gjetën edhe 36,500 euro të padeklaruara. Nga kjo shumë, 9,000 euro janë konfiskuar në përputhje me ligjin që rregullon qarkullimin e mjeteve monetare në kufi.

Hetime të mëtejshme

Rastet e zbuluara janë referuar për hetime të mëtejshme në Drejtorinë e Hetimeve të Doganës së Kosovës, për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe veprimet procedurale që do të ndërmerren.

Përkushtim në luftimin e aktiviteteve ilegale

Në fund të komunikatës, Dogana e Kosovës thekson përkushtimin e saj në parandalimin e kontrabandës, pastrimit të parave dhe aktiviteteve ilegale që dëmtojnë ekonominë dhe sigurinë e vendit.