Ngrohja Qendrore për Suharekën, projekt i ri nga Bali Muharremaj

14.09.2025

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se një nga projektet e tij madhore për mandatin e ardhshëm do të jetë ndërtimi i ngrohtores qendrore për qytetin.

Sipas tij, hapi i parë do të jetë përgatitja e planit të detajuar, ndërsa më pas do të sigurohen edhe fondet e nevojshme për realizimin e projektit. “Suhareka do të ketë ngrohtësi e jeta do të bëhet më e lehtë,” ka deklaruar ai, duke theksuar se ky projekt synon t’i japë fund problemeve me ngrohje për qindra familje dhe biznese.

Ky zotim shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetesës në qytet dhe mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm urban. Me ngrohjen qendrore, pritet të ulet kostoja për qytetarët dhe të rritet komoditeti gjatë dimrit.