Zvicër, dy shqiptarë të moshës 22 dhe 26 vjeç arrestohen për vjedhje, u gjurmuan me qen policie dhe dron
Dy persona janë arrestuar nga policia në Malters, Zvicër, pas dyshimeve për përfshirje në një rast vjedhjeje të ndodhur në Schwarzenberg.
Foto: Ilustrim
Sipas autoriteteve, të martën herët në mëngjes (2 shtator 2025, rreth orës 03:50), është raportuar se një ndërtesë ishte thyer me forcë në Schwarzenberg. Në momentin kur njësitë policore dhe shërbimet emergjente kanë arritur në vendngjarje, autorët tashmë ishin larguar në këmbë.
Për t’i lokalizuar, policia përdori qenin shërbyes Dodge si dhe një dron. Pas kërkimeve, dy të dyshuarit u gjetën dhe u arrestuan në Malters.
Të arrestuarit janë dy shtetas shqiptarë, të moshës 22 dhe 26 vjeç, ndaj të cilëve është kërkuar masa e paraburgimit. Prokuroria Publike e Emmen ka marrë në dorë hetimet për rastin.