Pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 20 minuta
24.08.2025
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit të të dhënave mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas raportit, situata në të gjitha pikat kufitare paraqitet e qetë. Në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova zgjasin nga 15 deri në 20 minuta, njësoj është edhe tek Dheu i Bardhë, ku pritjet shkojnë deri në 20 minuta.
Ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet janë maksimumi deri në 5 minuta.