1.
I dehur kërcënon policët, arrestohet i dyshuari në Suharekë
21.08.2025
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme në Suharekë, ku një person i dehur ka kërcënuar zyrtarët policorë.
Rreth orës 18:40, policia ka ndërhyrë në një situatë, por i dyshuari, një mashkull kosovar, nën ndikimin e alkoolit, ka filluar t’i kanosë. Menjëherë pas kësaj, ai është arrestuar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedurat e mëtejshme ligjore. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.