Fluksi në kufi: Pritje deri në 100 minuta në Merdarë

20.08.2025

Në pikat kufitare të Kosovës po vazhdon fluksi i udhëtarëve, ku mërgimtarët dhe qytetarët po përballen me pritje të ndryshme.

Mëngjesin e sotëm, më 20 gusht 2025, gjendja është kjo:

Në pikën kufitare Merdarë, pritjet janë më të gjatat. Në hyrje koha e pritjes është 3 deri në 5 minuta, ndërsa në dalje arrin deri në 90 deri në 100 minuta, me kolonë të gjatë rreth 2000 metra.

Në Jarinje, pritja për hyrje është 5 deri në 10 minuta, ndërsa për dalje 30 deri në 40 minuta.

Në Dheu i Bardhë, pritjet shkojnë nga 3 deri në 5 minuta në hyrje dhe 5 deri në 10 minuta në dalje.

Ndërkaq, në pikat tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Glloboçicën, Hanin e Elezit, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, pritjet janë shumë më të shkurtra, mesatarisht nga 3 deri në 5 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, pa kolona të gjata.

Për kamionët, në të gjitha pikat kufitare koha e pritjes është 3 deri në 5 minuta, pa krijim kolonash.

Merdari mbetet pika më e ngarkuar, ku udhëtarët po përballen me vonesa të gjata dhe kolona kilometrike.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e kalimit kufitarAutomjeteKamionë
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Bërnjak03-0503-050003-0503-0500
Dheu i Bardhë03-0505-100003-0503-0500
Glloboqicë03-0503-050003-0503-0500
Hani i Elezit03-0503-050003-0503-0500
Jarinje05-1030-400003-0503-0500
Kullë03-0503-050003-0503-0500
Merdarë03-0590-1000200003-0503-0500
Muçibabë03-0503-050003-0503-0500
Mutivodë03-0503-050003-0503-0500
Qafë e Morinës03-0503-050003-0503-0500
Qafë e Prushit03-0503-050003-0503-0500
Stançiq03-0503-050003-0503-0500
Vërmicë03-0503-050003-0503-0500

Updated: 20/08/2025 08:19:28