Dhunohet nga ish i dashuri një gura në Prishtinë – viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor
Një rast i rëndë i dhunës fizike dhe seksuale është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një grua kosovare ka deklaruar se është sulmuar nga ish i dashuri i saj rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Viktima ka raportuar se fillimisht është sulmuar fizikisht dhe më pas është dhunuar nga i dyshuari. Me urdhër të prokurorit, ajo është dërguar menjëherë për ekzaminim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia ka konfirmuar se rasti është duke u trajtuar me prioritet nga hetuesit e sektorit për krime të rënda, por nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me identitetin apo statusin aktual të të dyshuarit.
Ky është një ndër rastet e rënda të dhunës që ka tronditur opinionin publik, teksa institucionet përgjegjëse kanë theksuar se po ndërmerren të gjitha veprimet ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.