Malishevë, gjendet pa shenja jete një person në një fushë në Bellanicë

09.08.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një fushë të hapur në fshatin Bellanicë të Malishevës është gjetur pa shenja jete një person.

Rasti ka ndodhur të premten.

Sipas raportit policor, viktima është një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat dhe shkaku i vdekjes.